Në vitet e fundit, udhëtimi ka ndryshuar kuptim për shqiptarët. Nuk është më vetëm një mënyrë për të pushuar – por një mënyrë për të jetuar më shumë, për të eksploruar më larg dhe për të ndjerë më thellë.

Rritja e turizmit dalës (outgoing) nga Kosova dhe Shqipëria është më e larta që është regjistruar ndonjëherë. Sipas të dhënave të fundit nga agjencitë turistike, interesimi për destinacionet si Turqia, Shqipëria bregdetare, Italia Jugore e madje edhe vendet tjera është rritur ndjeshëm – veçanërisht mes të rinjve dhe familjeve që kërkojnë më shumë përvojë dhe eksperienca të bukura.

Por me kërkesën që rritet, lind edhe një pyetje e re: Kush po i udhëheq udhëtimet?
Në mesin e qindra ofertave online, një emër është duke u përmendur gjithnjë e më shpesh mes grupeve të udhëtarëve: Sharr Travel.

E filluar si një agjenci modeste, Sharr Travel është kthyer në një lëvizje që shumë po e ndjekin. Me autobusë të pajisur mirë, udhërrëfyes të përkushtuar dhe një përkujdesje që shpesh mungon në industrinë e udhëtimeve në rajon, kjo kompani ka fituar besimin e klientëve duke mos u fokusuar vetëm në destinacionin final – por në përvojën gjatë rrugës.

“E dinim që po niseshim për në Stamboll. Por nuk e dinim që do të qeshnim aq shumë gjatë rrugës, sa do na mungonte autobusi kur zbritëm,” thotë një vajzë 24-vjeçare nga Prizreni që ka udhëtuar me ta dy herë këtë vit.

Sipas analizës së brendshme të agjencive turistike, klientët po orientohen gjithnjë e më shumë drejt agjencive që ofrojnë siguri, çmime të arsyeshme dhe transparencë – duke u larguar nga ofertat pa identitet që qarkullojnë në rrjet.

Dhe pikërisht këtu qëndron forca e Sharr Travel: nuk janë vetëm një faqe që poston çmime, por një ekip që ndihmon në ndërtimin e përvojave.

Nëse jeni duke kërkuar të udhëtoni këtë verë – për herë të parë, ose të dhjetën – ia vlen të hidhni një sy tek vendet që po sugjerohen nga ata që tashmë kanë udhëtuar. Dhe shpesh, sugjerimi është i njëjtë: