Sa qytete i ke vizitu për hirë të motit?
Ka ditë kur qielli mbulohet me re, si sot. Duket sikur koha të fton të rrish brenda, me një filxhan kafeje e ndoshta një libër në dorë. Por në të vërtetë, pikërisht këto ditë gri fshehin një magji tjetër – atë të udhëtimeve që marrin ngjyrë edhe kur koha është e vrantë.
Qytetet kanë një bukuri të veçantë kur dielli nuk është aty për të dominuar pamjen. Selaniku me rrugicat e lagura merr një shkëlqim tjetër, si një film artistik. Stambolli bëhet edhe më romantik nën shi, ku çdo pikë bie mbi Bosfor duke e kthyer atë në një tablo të gjallë. Edhe qytetet tona të afërta, si Shkupi apo Ohri, duken si të mbështjella me një mantel misteri që vetëm një sy udhëtari mund ta vlerësojë.
Blue Travel është aty për të treguar se pushimet nuk varen nga koha, por nga gjendja që ti zgjedh të krijosh. Një ditë e vrantë është një ftesë për të zbuluar qytetet ndryshe, për t’i parë rrugët, kafenetë e sheshet me një tjetër frymë.
Sepse fundja, dielli është i bukur – por rezet e kujtimeve lindin edhe nën re.
Rezervo vendin tënd në 048 833 833
Comment (0)